S herbime Civile
Studio ligjore Ademaj ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim në gjykatë për të gjitha çështjet civile që kanë të bëjnë me:
- Konsulencë juridike, hartim të kërkesë-padive, përfaqësim gjyqësor në lidhje me fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë.
- Konsulencë juridike, përfaqësim gjyqësor në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhënieve juridike të detyrimit apo atyre kontraktore.
- Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.
- Konsulencë juridike për çështjet e trashëgimisë ligjore dhe testamentare, përfaqësim në gjykatë për çeljen e trashëgimisë ligjore, kundërshtim të testamentit etj.
- Hartimin e kërkesë-padive dhe përfaqësimin e çështjeve në gjyq gjatë procesit gjyqësor për shpërblimin e dëmit moral apo ekzistencial, si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
- Hartimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i aksidenteve rrugore nga mjetet motorike.
- Përfaqësim në gjykatë kundër Shoqërive të Sigurimit për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga mjetet motorike apo dhe kundër Byrosë Shqiptare të Sigurimit.
- Konsulencë juridike, përfaqësim gjyqësor, hartim dokumentacioni, për çështjet e pasurisë që kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, etj.
- Përfaqësim ligjor pranë gjykatave të rretheve gjyqësore të ndryshme, gjykatave të shkallës parë dhe të apelit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
- Përgatitje të kërkesë-padive dhe akteve të tjera juridike.
- Përgatitje të kërkesave të ndryshme drejtuar institucioneve të ndryshme: ankime, rekurse, njohje të vendimeve të huaja për efektet civile, etj.